foto ilustruese

Bota

Itali/ I skeduar për trafik droge, 55-vjeçari shqiptar kapet përsëri duke shitur kokainë në qendër të qytetit!

20 Gusht, 16:50| Përditesimi: 20 Gusht, 16:57

  • Share

Itali- Karabinierët italianë në Faenza arrestuan një 55-vjeçar shqiptar të akuzuar për trafik droge, ndërsa bënte shitjen e saj deri në qendër të qytetit.

Ai u pikas dhe ndalua teksa po i dorëzonte doza kokaine një klienti në një nga rrugicat e qendrës historike.

Operacioni u krye pasi shqiptari, i njohur për forcat e rendit për precedentët penalë, u vu re duke lëvizur në mënyrë të dyshimtë.

Ai doli në gjykatë pas prangosjes, ku u la me masën e arrestit shtëpiak. Shqiptari kishte qenë i arrestuar më parë, po për trafik droge, informon media.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan disa doza kokaine, ndërsa gjatë marrjes në pyetje, si shitësi, ashtu edhe blerësi e pranuan autorësinë.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Agjencitë e Entet Rregullatore do kalojnë në varësi të Ministrive, si iu duket?