Asti- Një shqiptar u arrestua nga karabinierët, teksa në kontrollin e banesës iu gjetën mbi 1 kg kokainë dhe një shumë eurosh cash dhe materiale për përgatitjen dhe paketimin e mallit.
Në fakt nuk ka qenë e vështirë për të depërtuar në banesë, pasi gruaja e të dyshuarit kishte lënë derën hapur, pasi po shëtiste qenin në park. Aksioni erdhi për goditjen e një rrjeti shpërndarësish të drogës në parqet e qytetit, deri edhe te fëmijët e mitur.
Shqiptari i arrestuar është Agim Kajno, 63 vjeç, poseduesi i kokainës.
Ndërhyrja u bë në kopshtet publike në Viale alla Vittoria edhe në Alganon, Corso Alfieri, pranë Piazza Roma.
Karabinierët u ndeshën me Kajnon, i skeduar më parë si kontingjent në shitje droge dhe për të cilat kishte kryer dënime. Ai ka qenë i skeduar që prej vitit 1996. Fillimisht u mbajt nën vëzhgim, teksa para se të ndërhynin e panë shumë nervoz, i shqetësuar dhe që bënte lëvizje të çuditshme, teksa mbante në dorë një çantë të zezë.
Agjentët e ndoqën deri në shtëpi dhe për fatin e tyre, gruaja e Kajnos la derën e shtëpisë hapur, duke ua lehtësuar punën efektivëve.
Kur pa policët, shqiptari tentoi arratisjen dhe u përlesh me ta, por pa sukses, pasi e shtrinë në dysheme. Gjatë kontrollit gjetën me lehtësi çantën, brenda të cilës, në dhomën e gjumit, kishte pakon e kokainës, materialet për paketimin e dozave, përfshirë makina e paketimit me vakum.
Kishte nisur përgatitjen e qeseve dhe po ndante mallin në doza. Pesha totale shkoi në 1035 gramë. Gjithashtu janë gjetur dhe sekuestruar 2500 euro, të ardhura të mundshme nga tregtimi i drogës.