Foto ilustruese

Bota

Itali/ Ishte dëbuar më 2023 si klandestin, 40-vjeçari shqiptar arrestohet për herë të dytë!

29 Dhjetor 2024, 22:21| Përditesimi: 29 Dhjetor 2024, 22:26

  • Share

Milano- Një 40-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane në Milano për emigracion të paligjshëm.

I riu ishte i njohur për precedent të ngjashëm penal dhe i dëbuar vitin e kaluar nga vendi.

Shqiptari kishte qenë i ndaluar në muajin Prill 2023 për të njëjtën vepër penale në Jug të vendit dhe ishte dëbuar me urdhër të Prefektit të Katanias.

I arrestuari është L.A., 40 vjeç, informon media italiane. Por duket se shqiptari ka gjetur përsëri mundësinë për të hyrë ilegalisht në Itali, për t’u riarrestuar.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisin kualifikueset e Botërorit, si del Angli-Shqipëri?