Itali/ Ishte duke kaluar rrugën, shqiptarja përplaset nga makina, humb jetën

2 Maj, 15:05| Përditesimi: 2 Maj, 15:15

  • Share

Një grua 70-vjeçare me origjinë shqiptare është përplasur nga një makinë teksa po kalonte rrugën.

Ngjarja ka ndodhur në provincën e Kremones, Itali më 30 prill.

Gjendja e saj u përkeqësua pavarësisht ndërhyrjes kirugjikale.

Ajo pësoi hemorragji celebrale dhe ndërroi jetë shkruan La Repubblica.

Policia po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Sipas raportimeve e moshuara ishte duke kaluar në një vendkalim për këmbësorët në momentin kur ndodhi përplasja.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?