Itali- Një 62-vjeçar shqptar ka humbur jetën në Itali teksa ishte duke punuar në një kantier ndërtimi. Viktima është identifikuar si Alfred Malhllari.
Ngjarja tragjike ndodhi mëngjesin e 18 tetorit në Borello.
Raportohet se 62-vjeçari humbi jetën teksa po drejtonte një buldozer të vogël Bobct (mjet që përdoret për gërmime).
Dyshohet se viktima po lëvizte bobcat-in teksa ngarkonte mjetin në një kamion. Për të lejuar manovrën, si gjithmonë në këto raste, ishin vendosur dy rampa për të lejuar ngjitjen e buldozerit.
Në momentin që buldozeri po lëvizte në rampa, ai papritur u përmbys dhe punëtori u rrëzua mes automjetit dhe asfaltit.
Si pasojë e plagëve të marra ai ndërroi jetë menjëherë në vendngjarje.