Daniel Tafa (viktima)

Bota

Itali/ Ishte duke punuar në një fabrikë stampimi, humb jetën në punë 22-vjeçari shqiptar (EMRI)

25 Mars, 21:20| Përditesimi: 25 Mars, 21:34

  • Share

ITALI-Një tragjedi ka ndodhur në Friuli të Italisë, atje ku një 22-vjeçar shqiptar ka humbur jetën gjatë punës në fabrikë.

Viktimë mbeti Daniel Tafa, i cilli punonte me një makineri për stampimin e ingranazheve industriale, kur një kallëp i nxehtë metali ka shpërthyer dhe një copë e ka goditur 22-vjeçarin në shpinë. I ndjeri ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, sipas La Repubblica.

Një prej kolegëve të tij tregoi se si ndodhi ngjarja.

“Ishte vendosur një copë në presë për të kryer një testim. Nuk e di se çfarë ndodhi por kjo pjesë doli nga vendi dhe e goditi”, tha ai.

Danieli kishte festuar ditëlindjen e 22-të më 24 mars, ndërsa pak orë më vonë kishte shkuar në punë, në turnin e natës. Për ngjarjen ka nisur hetimi, për të zbuluar nëse shkak i incidentit ka qenë mosfunksionimi i makinerisë apo një gabim njerëzor.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ada: 27/03/2025 06:07

    Medet, cfare fatkeqesie! Nuk kam fjale! Zoti iu dhente force familjareve! Qofte i Xhehnetit!

    Përgjigju
  • Eri: 26/03/2025 06:36

    Ngushëllime familjes, të bëhen të fortë. Shumë i ri për të ikur nga kjo botë, keqardhje e madhe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?