Ancona- Dy shqiptarë, vëllezër mes tyre, janë arrestuar nën akuzën e grabitjeve në seri të vilave dhe banesave në zonën e Ancona në Itali, kurse bashkëpunëtori i tyre mundi të arratisej.
Ndjekja e karabinierëve dei në Castelfidardo dha sukses, teksa dyshohet se ata janë pjesë e një bande 'skifterësh' që operon prej kohësh në zonë. Operacioni u krye nga skuadra policore e Kompanisë Osimo. Të arrestuarit janë dy vëllezër 24 dhe 30 vjeç, tashmë të njohur në polici për krime të së njëjtës natyrë.
Në Osimo vetëm të mërkurën e kaluar u kryen dy grabitje në dy shtëpi në 'Via Pavarotti'. Pronarët nuk ishin në shtëpi dhe hajdutët, të pashqetësuar, morën para, bizhuteri dhe madje edhe veshje dizenjatore.
Të premten karabinierët hasën një makinë të dyshimtë dhe u vu në ndjekje, teksa edhe banorët e kishin raportuar disa herë. Të dy vëllezërit ishin të skeduar më parë për krime. Shqiptarët po bëheshin gati për sulmin e radhës dhe oficerët vunë re se para se të vepronin, të dyshuarit hodhën një vështrim përreth për t'i siguruar që nuk kishte rrezik.
Aty i takoi një person i tretë, por kur pikasën karabinierët, u përpoqën të merrnin arratinë. I treti arriti të largohej në errësirë përmes arave të zonës, duke braktisur sendet e vjedhura, si bizhuteri dhe para. Por nuk patën sukses dy vëllezërit, të cilëve në makinë iu gjetën një sërë materialesh të vjedhura dhe mjete për plaçkitje, infomon media italiane.
330 euro, bizhuteri të tjera floriri (për të cilat po kryhen hetimet për identifikimin e origjinës së tyre) si dhe transmetues dhe mjete të ndryshme u sekuestruan si prova materiale. Gjykata e Ancona dha masën e arrestit me burg për ta, teksa vijojnë kërkimet për bashkëpunëtorin e tretë.
Komente
