Foto ilustruese

Bota

Itali/ Ishte pjesë e rrjetit të trafikut të kokainës, arrestohet dhe dëbohet nga vendi 30-vjeçari shqiptar

15 Dhjetor 2024, 15:54| Përditesimi: 15 Dhjetor 2024, 15:57

  • Share

MACERATA- Policia italiane ka goditur një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në zonën e Maceratas.

Një shqiptar është arrestuar, teksa hetimet po vijojnë për celulën që operon në rajon, një pjesë e të cilës u godit gjatë kësaj jave, me disa arrestime dhe sekuestrime të lëndëve narkotike kokainë dhe marijuanë.

Në kuadër të operacionit për pastrimin e qytetit nga shpërndarësit e lëndëve narkotike, që në fakt ka nisur me urdhër të autoriteteve vendore prej 11 dhjetorit, është prangosur i dyshuari shqiptar me inicialet Q.F., rreth 30 vjeç, për veprën penale të trafikut të drogës.

Media e vendit fqinj raporton se i ndaluari negocioi një dënim prej një viti e tre muaj burgim, në Gjykatën e Maceratës, të kthyer në gjykim të shkurtuar si dënim me kusht dhe më tej lirimin.

Pas marrëveshjes shqiptari është vënë në dispozicion të autoriteteve të Zyrës së Emigracionit, e cila verifikoi situatën në lidhje me rregullsinë e qëndrimit.

Pasi u vërtetua se ai kishte hyrë në Itali për arsye turistike, autorizimi për qëndrim deri në 90 ditë u hoq pas dënimit për drogë dhe njoftimit të njëkohshëm të dekretit të dëbimit të lëshuar nga Prefekti i Maceratës, me shoqërimin në kufi dhe më pas dëbim.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?