Policia italiane në aksion

Bota

Itali/ Ishte rikthyer nga Gjermania dhe po jetonte në hotel, 38-vjeçari shqiptar arrestohet në Komo pas 10 vitesh kërkime! Akuzohet për krime ndaj të miturve, u zbulua nga uebi ‘spiun’

9 Maj, 17:32| Përditesimi: 9 Maj, 17:36

  • Share

Itali- Një 38-vjeçar shqiptar me banim në Gjermani dhe me një leje qëndrimi të rregullt gjermane, u arrestua në Komo të Italisë.

I kërkuari u gjurmua në një motel në “Via P. Paoli”, nga oficerët e Policisë së Shtetit të Komos, të cilët ndërhynë vetëm rreth orës 01:30 të mëngjesit të së premtes (sot), pas një raporti nga qendra e operacioneve.

Alarmi u dha nëpërmjet portalit “web lodgers”, platformës që u lejon forcave të ligjit të monitorojnë të dhënat e identifikimit të klientëve të hoteleve, hosteleve dhe kampingjeve në kohë reale.

Pasi emri i 38-vjeçarit u fut në sistem, kundër tij doli një masë kufizuese e lëshuar në vitin 2015 nga Gjykata e të Miturve e Triestes.

Oficerët e patrullës shkuan menjëherë në hotelin e raportuar, ku arritën në dhomën e shqiptarit. Pasi u identifikua dhe u vu në pranga, 38-vjeçari u shoqërua në Drejtorinë e Policisë për përgatitjen e dokumenteve dhe njoftimin e marrjes në pyetje, dhe më pas u transferua në Burgun e Komos, informon media italiane.

Policia nuk dha detaje të hollësishme mbi ngjarjen dhe veprën penale të shqiptarit.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, si ju është dukur fushata zgjedhore?