Itali/ Ishulli i Siçilisë goditet nga breshëri me përmasa të topit të tenisit

24 Shtator 2023, 15:10| Përditesimi: 24 Shtator 2023, 21:36

  • Share

Një stuhi e fortë me shi dhe breshër ka goditur San Biaggio Platani, në zonën Agrigento të ishullit italian të Siçilisë.

“Breshëri shkatërroi gjysmën e qytetit dhe u shkaktoi dëme të mëdha fushave që kishin pemë ullinjsh”, ka shkruar kryetari i bashkisë së qytetit, Salvo Cocini.

Madhësia e breshërit arriti në madhësi rekord, me copa akulli sa një topi tenisi. Oficerët e Mbrojtjes Civile po kontrollojnë për dëme të mundshme.

Banorët janë këshilluar që të mos dalin nga shtëpitë, si pasojë e motit të keqe dhe stuhisë së fuqishme që goditi këtë qytet italian. Fotot e breshërit të kapura nga banorët janë bërë viral në mediat sociale.

Sipas mediave italiane, dy persona humbën jetën nga zjarri që goditën ishullin italian, Sicilinë.

Mediat italiane raportuan se 68-vjeçari humbi jetën gjatë evakuimit nga shtëpia në Trapeto të Palermos, ndërsa viktima e dytë 42-vjeçare në afërsi të qytetit Cefal, humbi jetën teksa po tentonte të shpëtonte kuajt nga stalla.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?