Foto ilustruese

Bota

Itali/ Iu gjet në kompani pistoleta e përdorur në grabitje, arrestohet shqiptari administrator i makinave me qira! Përdorte dhe mjetin e vjedhur, në kërkim 4 të tjerë

9 Prill, 16:47| Përditesimi: 9 Prill, 16:49

  • Share

Itali- Një 35-vjeçar shqiptar, administrator i një kompanie makinash me qira në Lecce, është arrestuar për armëmbajtje pa leje dhe grabitje, pasi dyshohet si pjesë e një bande ‘skifterësh’ dhe narkotrafiku, e cila vepronte në Itali.

Policia i gjeti gjatë kontrollit në subjekt një makinë të vjedhur që përdorej në dhënie me qira prej tij dhe një armë zjarri pistoletë, e cila rezulton e përdorur gjatë një grabitjeje, ku mund të ketë qenë i përfshirë edhe shqiptari.

Operacioni u krye në kompaninë e makinave me qira në Lizzanello të Lecce, ku personi vepronte edhe si administrator faktik. Në të ishte dhe një makinë me qira, me targa gjermane, e cila u sekuestrua më pas, pasi ishte e vjedhur.

Së bashku me 35-vjeçarin shqiptar u identifikuan edhe 4 persona të tjerë, të njohur tashmë në polici për krime të lidhura me trafikun e drogës, armëve dhe krimeve ndaj personit.

Kërkimi brenda ambienteve të kompanisë së lartpërmendur, ka çuar edhe në zbulimin brenda  printerit të letrës, një pistolete model Beretta 98FS, e fshehur me kujdes.

Arma, e pajisur me karikator me 8 fishekë të kalibrit 9x21 dhe me numër serie, është përdorur në një grabitje të kryer në Squinzano dhe është raportuar në vitin 2023, në stacionin e Karabinierëve, informoi media italiane.

Më pas oficerët e policisë gjyqësore kanë vijuar arrestimin e shtetasit shqiptar për akuzën e armëmbajtjes pa leje dhe marrje mallrash të vjedhura, duke i caktuar me urdhër të prokurorit publik masën e sigurisë arrest shtëpie.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t'u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?