Një jaht rreth 21 metra përfundoi në shkëmbinjtë e Porto Cervo.
Si pasojë e përplasjes një person humbi jetën, ndërsa 6 të tjerë u plagosën. Viktima është një 63-vjeçar anglez, paraprakisht mendohet të jetë pronari i skafit. Ai fillimisht u gjet i gjallë, por pa ndjenja nga forcat e rojes bregdetare të Olbias dhe Porto Cervo, por vdiq menjëherë pas shpëtimit.
Nga 6 personat e plagosur, 2 janë në gjendje më të rëndë. Sipas informacioneve paraprake, aksidenti i ndodhur rreth orës 20:40 të 31 korriku, teksa grupi po lundronte përballë ishujve Li Nibani, mund të jetë shkaktuar nga manovra e papritur e kapitenit të jahtit për të shmangur përplasjen me një tjetër varkë.
Jahti është gjysmë i mbytur dhe rrënojat tashmë janë gjetur dhe tërhequr me rimorkiatorë në portin e Porto Cervo./ANSA.