Moment i filmuar i shpërndarjes së kokainës me biçikletë tek klientët

Bota

Itali/ Jeta e luksit i tradhtoi, çmontohet grupi shqiptar i shpërndarjes së kokainës me postë-biçikletë! 10 të arrestuar, i fundit u kap në Gjermani! Mbi 500 mijë euro pasuri të sekuestruara

28 Shkurt, 08:49| Përditesimi: 28 Shkurt, 08:56

  • Share

Milano- Një grup trafikantësh droge, ku pjesa më e madhe ishin shqiptarë, është goditur nga policia italiane pas një hetimi të gjatë të kryer nga Antimafia e Milanos.

Në total janë 10 persona të arrestuar dhe që po hetohen nga Prokuroria, që kryenin aktivitetin e shpërndarjes ‘me postë biçikletë’ të dozave të drogës tek klientët, për të mos rënë në sy. U sekuestruan gjithashtu pasuri dhe asete me vlerë mbi 500 mijë euro.

Më i fundit i organizatës u prangos pak ditë më pas dhe u soll nga Gjermania ku dhe fshihej, për t’u përballur me drejtësinë. Ai është një 37-vjeçar shqiptar. Hetuesit thanë se banda shqiptare kishte gjetur strategji gati perfektë dhe baza e aktivitetit ishte zona e Trezzo. Aksioni u krye në qershor të vitit të kaluar.

Grupit iu sekuestruan tre llogari me vlerë 150 mijë euro, një apartament 120 metra i blerë në ankand në qytet me paratë e trafikut të drogës dhe 45 mijë euro të tjera cash të gjetura gjatë operacionit. Objektivi ishte selia e “kompanisë”, në via Santa Caterina, në banesën e vëllezërve që komandonin organizatën, tetë shqiptarë dhe një italian. Një i dhjetë figuronte i arratisur, derisa u kap në Gjermani.

Aktiviteti ishte shtrirë deri në zonën e Bergamos. Çmimi i lëndës narkotike kokainë shkonte në 40 euro për gjysmë grami (80 euro një gram).

Karabinierët ishin paraqitur në shtëpinë e të dyshuarve, për të vëzhguar gjithçka nga lart, me helikopter. Gjithashtu u sekuestruan tre makina të përdorura, që shërbenin për të lëvizur në zonën e Capriate dhe përreth, si dhe dy garazhe, informon media italiane. 

Dyshimet e hetuesve erdhën pas standardit të lartë të jetës që kishin vëllezërit shqiptarë që drejtonin bandën, me shpenzime luksi. Vëllai i madh jepte urdhra për grupin dhe më i vogli bënte peshimin e drogës apo ndarjen në doza dhe furnizimin e korrierëve. Ai ishte dhe si ndërlidhës me korrierët. 

Fillimisht sipas hetimeve, ishte kapja e një 32-vjeçari në posedim të 110 dozave kokainë, me peshë 55 gramë, që çoi tek drejtuesit dhe struktura kriminale. Nga vëzhgimi dhe ndjekja me kamera e të dyshuarve, u zbulua edhe mekanizmi i shpërndarjes me postë nëpërmjet biçikletave, përveç veturave.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mandarina me pesticide, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?