Pakoja e kokainës që iu kap shqiptarit

Bota

Itali/ Jo vetëm kuzhinier restoranti, por edhe droge! Shqiptari kapet me më shumë se gjysmë kilogrami kokainë

25 Shkurt, 13:54| Përditesimi: 25 Shkurt, 13:59

  • Share

Bolzano- Një kuzhinier restoranti me origjinë shqiptare është arrestuar nga karabinierët e kompanisë Merano, në Bolzano të Italisë, nën akuzën e trafikut të drogës.

Autoritetet njoftuan se gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, i gjetën më shumë se gjysmë kilogrami kokainë. Gjatë operacionit, oficerët gjetën gjithashtu një peshore precize dhe mjete të përdorura për paketimin dhe peshimin e drogës.

Gjithashtu, u sekuestruan edhe 2650 euro cash, të cilat dyshohet se janë të ardhura nga trafiku i drogës, informon media italiane.

Shqiptari u mbyll në burgun e Bolzanos, në dispozicion të organeve të drejtësisë për masë sigurie dhe hetime të mëtejshme.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se vota e Diasporës do jetë përcaktuese më 11 maj?