Kabineti i ri fiton mbështetjen e Senatit/ Mario Draghi: Sot uniteti është një detyrë e udhëhequr nga dashuria për Italinë (VIDEO)

18 Shkurt 2021, 09:46| Përditesimi: 18 Shkurt 2021, 17:00

  • Share

Mbrëmjen e së mërkurës kabineti i drejtuar nga Mario Draghi ka arritur të fitojë lehtësisht votëbesimin në Senat pasi u zotua të bënte gjithçka që duhej për të nxjerrë Italinë nga kriza e shkaktuar nga  pandemia dhe për të ri ngritur ekonominë e saj.

Senati votoi 262 pro dhe 40 kundër dhe dy abstenime për të mbështetur qeverinë e Draghi, të cilën ai e formoi me kërkesë të presidentit  Sergio Matarella për të drejtuar vendin në krizat më të vështira të viteve të fundit shëndetësore dhe ekonomike. Një votë besimi ditën e sotme në Dhomën e Ulët të Deputetëve pritet t'i japë Draghit një mbështetje të gjerë, pasi ai ka siguruar mbështetje nga i gjithë spektri politik i Italisë. Votëbesimet janë një formalitet në formimin e çdo qeverie të re në Itali. Ai mori drejtimin e një qeverie të unitetit kombëtar fundjavën e kaluar, duke mbledhur parti të të gjithë spektrit politik të Italisë për të ndihmuar në udhëheqjen e vendit. Draghi në fjalimin e tij 50 minutash u zotua të bënte të pamundurën për të nxjerrë vendin nga kriza

"Sot, uniteti nuk është një emocion, është një detyrë . Një detyrë e udhëhequr nga ajo që na bashkon të gjithëve: dashuria për Italinë".

Qeveria e Giuseppe Conte,  ra muajin e kaluar pasi ish-kryeministri Matteo Renzi tërhoqi mbështetjen e partisë së tij Italia Viva (IV). Pavarësisht se mori një votëbesim në të dy dhomat e parlamentit italian, Conte dha dorëheqjen në 26 janar.

Emërimi i Draghi,  ish-shef i Bankës Qendrore Evropiane (BQE),  është vlerësuar gjerësisht.

Fjalimi i tij për senatorët ishte më shumë se çdo gjë mirënjohje për politikanët si të majtë dhe të djathtë dhe të gjithë shprehën mbështetjen për kabinetin e ri.

Kreu i Partisë Demokratike Nicola Zingaretti siguroi italianët se vendi i tyre ishte "në duar të mira". Matteo Salvini u zotua për mbështetjen e tij, duke vlerësuar thirrjen e Draghi për shpenzime më të mëdha për kujdesin shëndetësor, ulje taksash dhe projekte të punëve publike.

Draghi tani do të drejtojë një qeveri me gjashtë parti, dhe kthimin e partisë së Salvinit dhe Forza Italia të Silvio Berlusconit në Kabinet. E vetmja parti që ka refuzuar të marrë pjesë në kabinetin e Draghi është partia e ekstremit të djathtë Vëllezërit e Italisë, 19 senatorët e së cilës votuan të gjithë të Mërkurën kundër tij. Disa anëtarë të Lëvizjes Pesë Yje gjithashtu treguan se nuk do të votonin për të.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?