Itali, kabineti i Mario Draghi merr votëbesimin në Dhomën e Deputetëve, 535 vota pro

19 Shkurt 2021, 10:34| Përditesimi: 19 Shkurt 2021, 12:59

  • Share

Mario Draghi është zyrtarisht kryeministri i 68 në 75 vitet e fundit pas votëbesimit të marrë natën e mbrëmshme në Dhomën e Deputetëve. Kabineti i tij mori 535 vota pro, 56 kundër dhe 5 abstenime. Siç pritej, gjashtëmbëdhjetë deputetë të Lëvizjes 5 Yje votuan kundër, katër abstenuan dhe dymbëdhjetë nuk votuan, ashtu si tre drejtues në radhët e Vëllezërve të Italisë, në kundërshtim me zgjedhjen e liderit të tyre, Matteo Salvini, për të mbështetur Draghin.

Votat e dhëna për Draghin edhe pse relativisht të larta nuk arritën të mposhtin rekordin e Mario Monti në 2011, i cili fitoi votëbesimin me 556 po në Dhomë.  Krahasuar me qeverinë  Conte, e cila në 2018 kishte 350 po, ajo e Draghi  ka arritur vota 185 më shumë.

Ish guvernatori i Bankës Qendrore Evropiane më pas zyrtarisht merr drejtimin nga ish-Kryeministri i dorëhequr Giuseppe Conte, i cili udhëhoqi vendin në vitin e parë të pandemisë, "duke u përballur me një situatë emergjente shëndetësore dhe ekonomike si kurrë më parë ". 

Këto janë fjalët e përdorura nga vetë Draghi në fjalimin e tij në Senat të Mërkurën, gjatë së cilës ai falënderoi paraardhësin e tij. E vetëdijshme për faktin se ajo që e pret tani është një sfidë e paparë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?