Bota

Itali, kabineti qeveritar 'Conte 2' drejt betimit në Quirinale/ Projektohen emrat e ministrave të rinj

4 Shtator 2019, 08:38| Përditesimi: 4 Shtator 2019, 12:45

  • Share

Mund të quhet nata e shpresave të përmbushura ose e ëndrrave të paplotësuara ajo e djeshmja, teksa në Palazzo Chigi, drejtuesit e ‘Lëvizjes 5 Yjet’ dhe Partisë Demokratike, i kanë dhënë ‘dorën e fundit’ marrëveshjes që do t’i jepte fund krizës politike në Itali.

Pas votës pro të 800 000 anëtarëve të ‘Lëvizjes’ në platformën Rousseau, dy partitë e koalicionit të ri, kanë projektuar mbrëmë kabinetin e ri qeveritar.

Në kabinetin ‘Conte 2’, Partia Demokratike dhe ‘Lëvizja 5 Yjet’ do të kenë numër numër pothuajse të barabartë të ministrave, pavarësisht se PD ka 104 deputetë dhe 51 senatorë kurse 5 Yjet, 216 deputetë dhe 107 senatorë.

Ekuilibrat e brishtë mesa duket për momentin janë forcuar me dakordësinë për postin e Ministrit të Jashtëm, i cili do t’I takojë Luigi di Maio-s.

Tani objektivi për Giuseppe Conte-n, është të ngjisë sot pasdite shkallët e pallatit presidencial për të bërë betimin e tij dhe qeverisë që ai do të drejtojë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?