Foto ilustruese

Bota

Itali/ ‘Kam lajm për djalin tënd!’ Kosovari rrëmben i armatosur dhe përdhunon shqiptaren! Sapo kishte dalë nga burgu, i skeduar dhe me shumë precedentë

16 Prill, 18:57| Përditesimi: 16 Prill, 20:56

  • Share

Itali- Një shqiptar nga Kosova është arrestuar përsëri nga karabinierët në Padova, pasi akuzohet për rrëmbimin pas futjes në kurth dhe më pas përdhunimit për 2 orë me radhë në apartamentin e tij të një gruaje shqiptare.

36-vjeçari sapo ishte liruar nga burgu, ku kishte vuajtur edhe një dënim me 10 muaj izolim, për krime pronësie, teksa skeda e tij në Polici ishte e tejmbushur me krime të shumta dhe i cilësuar siperson me rrezikshmëri.

Sipas hetimeve dhe rrëfimit të të dëmtuarës, personi në fjalë që nuk e njihte më parë, e ka telefonuar duke i thënë se “kishte një lajm të rëndësishëm që lidhej me djalin e saj 18-vjeçar”.

E bindur për të dalë në rrugë, ajo u detyrua më pas nga burri që ta ndiqte në një apartament në lagjen ‘Palestro’. Aty e ka kërcënuar me një armë që mbante në brez. Nga aty e dërgoi në një apartament tjetër, ku abuzoi seksualisht për dy orë. Pasi shpëtoi nga duart e tij, e reja vrapoi në rrugë, ku u ndihmua nga shoferi i një makine. Më pas ka depozituar denoncimin në Komisariat.

Lokalizimi dhe arrestimi i tij ishte i shpejtë, informon media italiane.

Policia tha se 36-vjeçari kosovar, tashmë i njohur për policinë për krime të shumta, përfshirë vjedhjen, rezistimin e një zyrtari publik dhe emigracionin ilegal, doli nga burgu të premten e kaluar, më 11 prill, nga “Due Palazzi”, ku kishte vuajtur dënimin me 10 muaj për krime pronësie.

Tani ai po mbahet në burgun e qarkut, në dispozicion të autoriteteve gjyqësore, me akuza edhe më të rënda.

A.Q/K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?