Itali, Kanali i Madh në Venecia bëhet i gjelbër! Prefekti thërret mbledhje urgjente: Të hetojmë shkakun (VIDEO)

28 Maj 2023, 19:39| Përditesimi: 28 Maj 2023, 22:12

  • Share

Një pjesë e Kanalit të Madh të Venecias në Itali u bë ngjyrë e gjelbër sot duke bërë që policia të nisë hetimet mes spekulimeve se mund të ishte planifikuar nga aktivistët mjedisorë.

Ngjyra e gjelbër shtrihej nga Ura e Rialtos deri përgjatë një pjese të kanalit.

Mediat vendase raportuan se policia dyshon që uji të jetë ngjyrosur nga aktivistët mjedisorë të frymëzuar nga një shfaqje e ngjashme e aktivizmit në vitin 1960.

Vigili del Fuoco, shërbimi italian i zjarrfikësve dhe shpëtimit, tha se po ndihmonte agjencinë rajonale të mbrojtjes së mjedisit të marrë mostra për testim.

Ngjyra u pikas fillimisht nga banorët vendas, tha presidenti i rajonit të Veneto, Luca Zaia në Tëitter.

“Prefekti ka thirrur një takim urgjent me policinë për të hetuar origjinën e lëngut ngjyrë të gjelbër”, tha ai.

Imazhet në mediat sociale tregojnë një pjesë të gjelbër të ndritshme në kanal përgjatë një zone ku ka shumë restorante.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kujdes: 28/05/2023 23:44

    Uroj te Mos jete ndonje epidemi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?