Kronikë

Itali, kapet gomonia me 3 mln euro drogë, në pranga dy skafistët shqiptarë

7 Qershor 2020, 16:23| Përditesimi: 7 Qershor 2020, 16:41

  • Share

Autoritetet italiane kanë kapur një gomone me rreth 300 kg marijuanë dhe 10 kg hashash në formë çokollate, ndërsa në pranga janë vënë 2 skafistët shqiptarë.

Sipas mediave italiane operacioni është zhvilluar gjatë natës në ujërat lidhëse të Adriatikut mes Shqipërisë dhe Italisë. Vlera e drogës së sekuestruar kapte shifrën e 3 milionë eurove.

Gomonia 6 metër e gjatë është kapur në afërsi të ujërave të San Katalado në provincën e Leçes në një operacion të ekzekutuar nga roja bregdetare e Tarantos dhe nga Guardia di Finanza e Barit.

Ndërkohë, në një reagim të policisë shqiptare thuhet se gomonia me drogë u kap në bashkëpunim me autoritetet shqiptare.

Dy skafistët akuzohen për trafik të lëndëve narkotike.

Gomonia me drogë

Komento

Komente

  • Armando bosi dukat: 08/06/2020 08:40

    Su ri byca cameve e cojn na nje trast kaq din te bejn

    Përgjigju
  • Armando dukatasi: 07/06/2020 18:22

    E mbushen camet italine hajde yyyy hajt aty te vila bobo tashti

    Përgjigju
  • Emi: 07/06/2020 17:57

    Vete vrasje. Ca kujto se ashte 97 idjota

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?