VIDEO/ Katër vite gjurmim, si u shkatërrua rrjeti italo-shqiptar i kokainës në Elba! 4 të arrestuar, katër gra mes 19 të hetuarve, ja ku e fshihnin drogën (DETAJET)

29 Gusht, 09:51| Përditesimi: 29 Gusht, 10:03

  • Share

Livorno- Policia italiane njoftoi se ka shkatërruar duke zbardhur dita e sotme (29 Gusht), një organizatë narkotrafiku e përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë dhe vendas në ishullin e Elbas, teksa janë zbardhur edhe pamje dhe detaje të operacionit që mori 4 vite hetime me përgjime dhe ndjekje.

Në total janë 23 persona nën akuzë, nga të cilët 4 me urdhër-arresti për paraburgim, në Livorno, mes të cilëve edhe 4 gra.

Xhiroja e tregtisë ilegale arrinte në 8 mijë euro në javë, ku shitej 100 gramë kokainë tek të paktën 50 përdorues në zonë. Në flagrancë u kapën edhe mbi 150 gramë kokainë dhe disa doza marihuanë e hashashi.

Rrjeti ishte i dedikuar për shpërndarjen e lëndës narkotike kokainë në ishullin Elba, Livorno. Operacioni është koduar “Alba”, referuar kombësisë së drejtuesve të organizatës, teksa u ekzekutuan 4 urdhër ndalimet për dy shtetas shqiptarë dhe dy italianë, të moshave 39-65 vjeç, shkruan “Il Telegrafo” i Livornos.

Të tjerët janë kryesisht në masa arresti shtëpiak apo hetime në gjendje të lirë.

Aktiviteti ka vijuar edhe gjatë kohës së pandemisë COVID. Drejtuesit e grupit u mundësonin edhe logjistikë anëtarëve të grupit, si; dhënia e makinave, karta SIM të celularëve të përdorur, si dhe favore të tjera ditore.

Një nga strategjitë e organizatës ishte kamuflimi apo aktiviteti në sekret të plotë, teksa trafikantët për të mos rënë në sy, e fshihnin lëndën narkotike në kuti farmaceutike të vogla apo qese, në zonën e pyllëzuar, duke e groposur në tokë dhe shënjuar.

Investigimi nisi në fund të vitit 2020, në kohën e pandemisë, pasi një i burgosur që kthehej nga leja, u ndje i sëmurë gjatë natës brenda në burgun e Porto Azzurro-s, pas së cilës u shtrua në spitalin Portoferraio.

Trajtimet e duhura bënë të mundur zbulimin e pranisë së një “veze”, që përmbante kokainë në zorrën e trashë të të burgosurit, e cila më pas u konstatua se ishte blerë në ishull.

Kaq mjaftoi që rrjeti të ndiqej për më shumë se 4 vite nga Prokuroria dhe Policia. Këta të fundit u përdorën në operacionet e gjurmimit, monitorimit të korrierit shqiptar.

Ai vinte nga provinca e Lucca-s, binte në kontakt me bashkëpunëtorët e tij në ishull, sillte drogën në portin e Piombinos, e cila më pas kishte si destinacion tregun e Elbas.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?