Foto ilustruese

Itali/ Kërkohej nga Interpol Tirana për rrëmbim me qëllim dhënien e dëshmisë së rreme, arrestohet 34-vjeçari shqiptar! U kap teksa hynte në lokal, pritet ekstradimi

25 Shtator, 14:51| Përditesimi: 25 Shtator, 14:55

  • Share

PAVIA- Mbrëmjen e 23 shtatorit, Komisariati i Policisë Pavia ekzekutoi një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Shqipëria, prej Interpol Tiranës.

Oficerët u vunë në gjurmët dhe arrestuan një 34-vjeçar shqiptar që lëvizte në zonën e Milanos dhe që akuzohet për veprën penale të “rrëmbimit dhe detyrimit me qëllim të dhënies së dëshmisë së rreme”.

Ky krim parashikon një dënim të rëndë sipas Kodit Penal, i cili mund të arrijë deri në shtatë vjet burgim.

Mediat e vendit fqinj raportuan se i kërkuari u pikas teksa hynte në një lokal, në qendër të qytetit, por identiteti i tij nuk u publikua.

Pasi u izolua në ambientet e policisë, u bë edhe konfirmimi i identitetit të tij nëpërmjet gjurmëve. Pas kësaj procedure 34-vjeçari u arrestua dhe u dërgua në burgun Torre del Gallo në Pavia, ku ndodhet në dispozicion të Gjykatës së Apelit të Milanos, e cila është kompetente për verifikimin përkatës për qëllimet e ekstradimit.

Nëse masa aprovohet, Interpol Roma dhe Tirana do realizojnë edhe operacionin e ekstradimit.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?