Kokaina, peshorja dhe celularët e sekuestruara shqiptarit

Bota

Itali/ Kishte fshehur kokainën në tavanin e shtëpisë, arrestohet 25-vjeçari shqiptar

12 Dhjetor 2024, 21:44| Përditesimi: 12 Dhjetor 2024, 21:46

  • Share

Itali- Një i ri shqiptar që kishte fshehur mbi 200 gramë kokainë brenda një tavani, është arrestuar nga karabinierët.

25-vjeçari ka përfunduar në telashe, i arrestuar orët e fundit (12 Dhjetor) nga Karabinierët e Kompanisë Fermo.

I riu, me banim në Porto Sant'Elpidio dhe tashmë i njohur për policinë, kishte fshehur në banesën e tij drogën 226 gramë kokainë, në pjesën e tavanit, informoi media italiane. 

Në shtëpi policia ka sekuestruar një peshore precizë, dy telefona celularë dhe katër karta SIM. 25-vjeçari u arrestua dhe u dërgua në burgun e Fermos.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket vendimi i qeverisë për të mbyllur me një vit Tik Tok?