Foto ilustruese

Bota

Itali/ Kishte fshehur nën sediljen e fëmijës 10 kg heroinë, arrestohet 40-vjeçari shqiptar në Milano

8 Tetor, 13:29| Përditesimi: 8 Tetor, 13:33

  • Share

Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në autostradën Melegnano në Milano, pasi në makinën që po udhëtonte së bashku me familjen e tij, u gjet 10 kg heroinë e fshehur.

Gjatë një kontrolli të ushtruar në makinën e tij, oficerët zbuluan drogën e fshehur nën sediljen e fëmijës.

40-vjeçari u arrestua menjëherë dhe u transferua në stacionin e policisë për kontrolle rutinë, raportojnë mediat italiane.

Ndërsa policia zhvilloi një tjetër kontroll në banesën e tij, ku u gjetën dhe sekuestruan tre kilogramëve të tjera heroinë.

Ndërsa hetimet vijojnë për të identifikuar rrjetin e kontakteve dhe destinacionin e substancës narkotike.

A.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, kush duhet ta garantojë sigurinë në Gjykata?