Foto ilustruese

Bota

Itali/ Kishte groposur kokainën në një zonë bujqësore me shkurre, arrestohet 21-vjeçari shqiptar në Rimini

18 Nëntor 2024, 16:32| Përditesimi: 18 Nëntor 2024, 16:35

  • Share

Itali- Një 21-vjeçar shqiptar është arrestuar nga Policia në Rimini të Italisë në flagrancë, për veprën penale të posedimit me qëllim shitje droge. 

Hetuesit e identifikuan atë ndërsa po endej pranë një ndërtese bujqësore të pashfrytëzuar në “Via Marecchiese” dhe pasi vendosi makinën e tij përpara portës së hyrjes, u ngjit mbi gardh, duke u nisur drejt një pike shumë specifike në shkurre dhe filloi të ngatërrohet nën gardhe. 

Pasi ka vënë re kontrollin e policisë, shqiptari u përpoq më kot të hiqte materialin që sapo kishte nxjerrë nga një gropë e hapur në tokë dhe rezultoi se ishte kokainë e paketuar në 8 mbështjellës, me një peshë totale rreth 110 gramë, shkruan "Teleromagna"

Gjatë kontrollit të ushtruar në objektin e akomodimit ku ai qëndronte, u sekuestruan edhe disa gramë hashash.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?