Zona ku u gjet kokaina e groposur

Bota

Itali/ Kishte groposur mbi 2 kg kokainë në kopshtin pranë shtëpisë, arrestohet 39-vjeçari shqiptar me precedentë!

22 Janar, 22:55| Përditesimi: 22 Janar, 23:01

  • Share

Itali- Policia e Novara në Itali ka arrestuar një 39-vjeçar shqiptar, të cilit iu gjendën të fshehura në kopshtin afër shtëpisë së tij mbi 2 kg kokainë, e ruajtur në qese, që malli të mos dëmtohej pas groposjes.

Aksioni erdhi pas dyshimeve që kishin oficerët për lëvizjet e të arrestuarit gjatë kohëve të fundit. Pasi kalonte në zonën ku kishte fshehur drogën, me peshë 2,09 kg kokainë, ai bënte veprime të çuditshme, duke hedhur sytë sa majtas-djathtas, në një parcelë ngjitur me shtëpinë e tij.

Dhe pasi duke gërmuar për disa minuta, u pa në episodin e flagrancës se mori një çantë shpine, të cilën më pas e futi në shtëpi. Pas rreth 10-15 minutash, i njëjti person arriti përsëri në të njëjtin vend dhe groposi çantën.

Shqiptari ishte një person kontingjent i policisë për precedentët penalë në të kaluarën. Policia sekuestroi çantën dhe më pas ushtroi kontroll banese dhe fizik ndaj 39-vjeçarit, informon media italiane.

Përveç sasisë së kokainës, me vlerë rreth 100 mijë euro nëse shitej në doza, janë sekuestruar edhe 1500 euro cash, të ndara në kartëmonedha të prerjeve të vogla. Pas prangosjes, i dyshuari u izolua në Burgun e Novarës, në pritje të procesit hetimor dhe gjyqësor.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?