Foto ilustruese

Bota

Itali/ Kishte mbushur depon e shtëpisë me 21 kg kokainë dhe armë, arrestohet shqiptari në Piza! I sekuestrohen edhe kallash e pistoletë, vlera e drogës 600 mijë euro

5 Maj, 18:06| Përditesimi: 5 Maj, 18:10

  • Share

Piza- Një shqiptar është arrestuar nga karabinierët italianë me një ngarkesë prej 21 kg kokainë të fshehur në depo dhe armatim, mesë tyre një automatik “Kallashnikov”.

Operacioni është realizuar në zonën e Piza, teksa mes sekuestrimeve, është edhe një armë pistoletë. I dyshuari është izoluar në Burgun e “Don Bosco”, në pritje të veprimeve të tjera hetimore.

Karabinierët e Kompanisë Firence Oltrarno, njoftuan se kryen një operacion që çoi në arrestimin e një shtetasi shqiptar në posedim të 21 pakove kokainë të cilësisë së lartë, secila me peshë 1 kg. Vlera e drogës shkonte në të paktën 600 mijë euro në çmim shumice.

Operacioni filloi pas një periudhe të kujdesshme vëzhgimi të të dyshuarit, i cili po tregonte sjellje të pazakonta. Bashkë me drogën u sekuestruan edhe disa telefona celularë, që po ekspertohen për t’i dekriptuar.

Bashkë me automatikun dhe pistoletën, u gjet edhe një sasi municioni. Shqiptari jetonte në një shtëpi buzë detit, teksa lëndën narkotike e mbante në depo. Po hetohet për të zbuluar edhe organizatën në të cilën i arrestuari dyshohet se bënte pjesë.

Ky aksion vjen vetëm pak ditë pasi më 9 prill, karabinierët arrestuan një tjetër të ri shqiptar në Capannori, në provincën e Lucca. Edhe në këtë rast, iu gjet në posedim 24 kilogramë kokainë, me një vlerë të vlerësuar prej rreth 700 mijë eurosh. Droga ishte e sistemuar në një kasolle pranë shtëpisë.

Mediat informojnë se autoritetet po vazhdojnë të monitorojnë lëvizjet e trafikantëve të mundshëm të drogës dhe të forcojnë bashkëpunimin midis forcave të ndryshme policore për të luftuar në mënyrë efektive trafikimin e drogës. 

“Prania e armëve në posedim të tregtarëve të drogës përfaqëson një element tjetër shqetësimi për sigurinë publike”, thanë autoritetet ligjzbatuese.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet, a mendoni se partitë e reja do të marrin deputetë në Kuvend?