Kokaina e sekuestruar nga policia, e ndarë në 10 pako

Bota

Itali/ Korrieri shqiptar kapet duke trafikuar 10 kg kokainë të pastër ‘Shqiponja’, vlera 2 mln euro! Kishte krijuar panele të rreme në makinë për ta fshehur

29 Prill, 13:36| Përditesimi: 29 Prill, 13:39

  • Share

Itali- Policia italiane ka arrestuar një korrier shqiptar që po trafikonte ngarkesën prej 10 kg kokainë të cilësisë së lartë.

Ajo që ra në sy të hetuesve ishte fakti se pakot mbanin përsipër të stampuara foto-logo të një “shqiponje sqepverdhë’, në dukje ky një kod që i referohet organizatës kriminale që e prisnte këtë ngarkesë.

Bastisja erdhi përgjatë autostradës midis San Vittore del Lazio dhe Caianello. Operacioni u nis kur një patrullë e Patrullës së Autostradës Cassino vuri re një ‘Fiat Panda’, që po ecte në mënyrë të dyshimtë. 

Sapo pa oficerët, shoferi u përpoq t’i shmangej kontrollit, por u kap shpejt dhe u ndalua pranë ‘Mignano Montelungo’. Inspektimi i automjetit çoi në zbulimin e një fundi të rremë të ndërtuar në panelet e brendshme, ku ishin fshehur dhjetë blloqe me drogë (secila 1 kg), informon media italiane.

Sipas vlerësimeve të hetuesve, pasi të hidhej në treg, kokaina do të kishte sjellë mbi dy milionë euro. Substanca ishte e destinuar për zonën e sipërme të Casertës, për t'u shpërndarë dhe shitur më pas me pakicë edhe në zonën e Cassinate.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kontratën 6 mln dollarë të PD për lobim në SHBA?