Bota

Itali/ Korrieri shqiptar kapet me 40 kg kokainë dhe 189 mijë euro cash, vlera e drogës 4 mln euro! E kishte fshehur në garazh, hetime për rrjetin kriminal (VIDEO+FOTO)

19 Prill, 21:09| Përditesimi: 19 Prill, 21:37

  • Share

Itali- Një 53-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali pas një aksioni të policisë në perugia, teksa u kap me një ngarkesë prej 40 kilogramësh kokainë dhe 189 mijë euro cash.

Korrieri u pikas dhe ndalua përgjatë unazës së “Perugia Bettolle”, teksa udhëtonte me mjetin e tij, me shpejtësinë në mënyrë anormale. Pasi ndaloi makinën, shoferi është shfaqur i nervozuar dhe ka dhënë shpjegime të pabesueshme. Kjo ka bërë që efektivët të kryejnë një kontroll të plotë të automjetit.

Gjatë kontrollit, poshtë sediljes së pasagjerit, u zbulua një fund i rremë, i cili përmbante një “bllok” kokaine me peshë rreth një kilogram. Analizat teknike konfirmuan se bëhej fjalë për lëndë narkotike.

Kërkimi u shtri në një garazh në Salsomaggiore, me ndihmën e Shtabit të Policisë së Parmës. Këtu u gjetën edhe 39 blloqe të tjera kokainë, mbi 40 kilogramë në total dhe afërsisht 189 mijë euro para cash, me sa duket të ardhura nga trafiku i drogës, informon media italiane.

Vlera e drogës së sekuestruar në treg vlerësohej rreth 4 milionë euro. Personi u dërgua në komisariat dhe u arrestua për posedim droge për qëllime trafiku. Me urdhër të Prokurorit Publik, ai u mbajt në burgun Perugia-Capanne , në pritje të seancës për vlefshmëri, teksa po hetohet edhe për bashkëpunëtorët në rrjetin kriminal.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?