Itali- Një shqiptar i Kosovës është arrestuar në portin e Ankonës për trafik droge, pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe i dënuar në mungesë me 12 vite burgim.
I kërkuari u kap teksa po përpiqej që t’i shmangej kontrolleve në kufi. Arrestimi ndodhi gjatë një operacioni kontrolli sistematik të kryer nga Policia e Shtetit, ndaj pasagjerëve dhe automjeteve që vinin nga Shqipëria.
Sipas informacioneve të publikuara në faqen e Policisë së Shtetit, vëmendja e agjentëve të Policisë Kufitare Detare të Ankonës është tërhequr nga një pasagjer, i cili me një qëndrim të dyshimtë ka tentuar të shmangë kontrollet.
Pavarësisht tentativave të tij për t'u arratisur, burri u ndalua dhe iu nënshtrua një kontrolli të plotë, i cili zbuloi pozicionin e tij ligjor dhe juridik.
Marrja në pyetje e sistemit Interforce dha një rezultat pozitiv, por hetime të mëtejshme ishin të nevojshme. Oficerët kontaktuan drejtpërdrejt agjencinë që kishte bërë kallëzimin, duke konfirmuar identitetin e personit të kërkuar. Testet janë shtrirë edhe në mjetin me të cilin ai udhëtonte, i cili ka rezultuar negativ.
Personi ishte në kërkim ndërkombëtar për arrestim provizor për qëllime ekstradimi nga Kosova, për trafik droge.
“Urdhri është lëshuar më 06/04/2021 nga “Gjykata Themelore e Gjakovës në Kosovë nën mandatin e UMNIK-ut” dhe personi ende përballet me një dënim maksimal prej 12 vitesh”, informoi media italiane.
Shqiptari u dërgua në burgun Montacuto, në pritje të ekstradimit në Kosovë.
Komente
