Itali, krijohet sistemi inovativ që llogarit distancat fizike dhe parashikon rrezikun Covid

1 Korrik 2020, 09:51| Përditesimi: 1 Korrik 2020, 09:56

  • Share

Një system i ri për të parashikuar nivelin e rrezikut të infektimit në vendet publike dhe private përmes llogaritjes së distancave ndërnjerëzore dhe ndërtimit të hartave dinamike të zonës së monitoruar, është duke u zhvilluar nga Universiteti i Modena-s dhe Reggio Emilia, në Itali, në bashkëpunim me Departamentin e Inxhinierisë 'Enzo Ferrari'.

'Inter-Homines' është një nga katër projektet e kërkimit dhe inovacionit që synojnë të përfshijnë miliona njerëz në këto Rajone, për të luftuar përhapjen dhe infektimin nga Covid-19.

“Sistemi inovativ përdor inteligjencën artificiale për të analizuar imazhet dhe për të verifikuar gjeometrikisht që njerëzit nuk i tejkalojnë distancat ndërnjerëzore.

Ai është pjesë e kompleksit të veprimeve ligjore që po ndërmerren për të frenuar përhapjen e Covid-19.” – është shprehur kordinatorja e projektit Rita Cucchiara.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?