Itali- Guardia di Finanza e Vicenza në Itali ka finalizuar një operacion antidrogë në zonën e Alto Vicenza, duke çuar në sekuestrimin e një shtëpie ferme trekatëshe, e vendosur pranë Monte di Malo.
Kjo ndërtesë, në dukje e braktisur, rezultoi të ishte një laborator i vërtetë për kultivimin, tharjen dhe paketimin e marijuanës.
Në përfundim të operacioneve, u gjetën dhe asgjësuan 103 bimëve marihuanë në vazo, me peshë mbi 60 kg, gati 30 kg marijuanë të tharë dhe sytha, duke e çuar peshën totale të lëndës narkotike në rreth 90 kg. Gjithashtu u sekuestruan dy telefona inteligjentë të përdorur nga i dyshuari, të cilët supozohet se ishin përdorur për të koordinuar operacionet e paligjshme.
Hetimet dolën nga informacionet e marra nga hetuesit e Seksionit Lëvizës të Njësisë së Policisë Ekonomiko-Financiare të Vicenza dhe sot (1 Tetor) u njoftua goditja e dukurisë kriminale.
Vëmendja u përqendrua tek një shqiptar 28-vjeçar, i vënë re nga disa qytetarë të alarmuar nga vajtja e vazhdueshme e tij nga ferma. Falë shërbimeve të vëzhgimit, agjentët konfirmuan praninë e të dyshuarit, i cili shkonte rregullisht në fermë me një furgon, edhe gjatë orëve të natës. Në një rast, ai u pa duke shkarkuar thasë me dhe, si dhe kanaçe me pleh bimësh.
Në godinë u konstatuan modifikime të veçanta të mureve, për t'i bërë hapësirat të përshtatshme për kultivimin, tharjen dhe paketimin e lëndës narkotike, gjithashtu nëpërmjet instalimit të një sistemi mbresëlënës ventilimi, lagështimi, vaditjeje dhe ndriçimi.
I gjithë sistemi u konstatua se ushqehej nga disa panele elektrike të zakonshme dhe instalime elektrike pa asnjë masë sigurie, duke nxjerrë në pah rrezikshmërinë e kushteve të punës brenda laboratorit. Ky skenar zbuloi jo vetëm paligjshmërinë e operacioneve, por edhe rrezikun e mundshëm për sigurinë publike.
Shqiptari, emri i të cilit nuk u publikua, u izolua më tej në ambientet e burgut të San Pio-s, në pritje të hetimeve dhe procesit të mëtejshëm.