Itali- Policia dhe Prokuroria e Piacenza në Itali çmontuan një organiatë të narkotrafikut, e cila kishte ngritur edhe një laborator kokaine.
Tre shqiptarë janë arrestuar si drejtues të grupit kriminal, të moshave 37, 38 dhe 39 vjeç, për posedim të lëndëve narkotike me qëllim shpërndarjen. Përveç zbulimit të një laboratori për përgatitjen e drogës, u sekuestruan gjithashtu afërsisht dy kilogramë kokainë.
Operacioni u bë javën e kaluar, teksa policia e vendit fqinj ndau së fundmi edhe detaje nga aksioni që lindi nga një hetim më i afërt mbi aktivitetin e dyshimtë të raportuar pranë një shtëpie fshati në Pontenure, ku tre të dyshuarit shkonin rregullisht për të prerë kokainë të pastër me acid dhe pluhur, pastaj për ta rishitur atë në treg për një fitim më të lartë, pas përpunimit dhe përzierjes.
Pasditen e së martës së kaluar, hetuesit nga Milano dhe Piacenza gjurmuan dy burra në dy makina të cilët, pasi ndaluan në një bar në Pontenure, u drejtuan për në shtëpinë në fermë.
Atje, ata u vunë re nga oficerët e policisë, së bashku me një tjetër italian, duke pastruar dhe zhvendosur pajisjet e prerjes së drogës përpara se të hipnin përsëri në makinat e tyre përkatëse dhe t'ia dorëzonin kokainën një blerësi aty pranë.
Pas kontrolleve personale dhe në shtëpi, policia zbuloi një laborator të plotë për përgatitjen e drogës. Brenda shtëpisë në fermë, ata sekuestruan gati dy kilogramë kokainë, një kilogram përzierës, detergjentë, një furrë elektrike dhe peshore precize, informon media italiane.
Një kontroll i mëtejshëm i automjetit të njërit prej personave të arrestuar çoi në sekuestrimin e gati 4000 eurove cash, që besohet të jenë të ardhura nga trafiku i drogës.
Komente
