Një moment nga operacioni i karabinierëve

Bota

Itali/ Kthyen shtëpinë në ‘fermë hashashi’, arrestohen 2 shqiptarët! Ja çfarë u gjeti dhe sekuestroi policia

24 Mars, 16:40| Përditesimi: 24 Mars, 16:43

  • Share

Caserta- Policia italiane ka zbuluar një ‘shtëpi bari’ në rajonin e Caserta, duke arrestuar edhe 2 shqiptarë të dyshuar si kultivues të lëndës narkotike.

Ndërhyrja u bë në zonën e San Marcellino. Sipas informacioneve nga karabinierët të publikuara sot në media (24 mars), bastisja u zhvillua në qytetin e vogël, kurse dy persona me origjinë shqiptare, një 34-vjeçar dhe një 26-vjeçar, janë arrestuar. Të dy i kishin kthyer shtëpitë e tyre në serra për rritjen e marijuanës.

Kur ushtarët hynë në banesën e parë, ata u pritën nga një erë e fortë marijuane. Brenda, u gjetën 169 bimë kërpi indian, të rritura në dy serra artificiale të pajisura me sisteme të sofistikuara ndriçimi dhe ventilimi.

Në njërën prej dhomave u gjetën 18 pako me hashash, 900 gramë marihuanë dhe 22 fishekë të kalibrit 7.65, informon media e vendit fqinj. 

Kërkimi i dytë çoi në zbulimin e 152 bimëve të tjera të kërpit. I gjithë materiali u sekuestrua dhe dy burrat u dërguan në burgun Santa Maria Capua Vetere.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?