Itali, lamtumira për ambasadorin Attanasio dhe oficierin Iacovacci, të vrarë në Kongo

25 Shkurt 2021, 14:56| Përditesimi: 25 Shkurt 2021, 15:00

  • Share

U është dhënë sot lamtumira e fundit ish ambasadorit Luca Attanasio dhe oficerit Vittorio Iacovacci, të dy të vrarë në një sulm në Kongo.

Arkivolet hynë në bazilikën Santa Maria degli Angeli,  të mbështjellë me flamurin italian dhe mbi supet e ushtarëve të regjimentit XIII Carabinieri. Në ceremoni ishin të pranishëm Kryeministri Mario Draghi, ministrat Lorenzo Guerini, Luigi Di Maio, Luciana Lamorgese, Giancarlo Giorgetti dhe presidentët e Dhomës dhe Senatit Roberto Fico dhe Maria Elisabetta Casellati. Në rreshtin e parë, përveç përfaqësuesve të institucioneve më të larta italiane ishte gruaja e Luca Attanasio, Zakia Seddiki, e cila mbante në krah një nga vajzat e saj. K

Ceremonia ishte e shkurtër por me shumë pjesëmarrës. Disa nga kolegët e Iacovacci u prekën tej mase.

Luca dhe Vittorio «u rrëmbyen nga kjo botë nga kthetrat e dhunës të pakuptimtë dhe të egër, e cila do të sjellë më shumë dhimbje. Nga e keqja vjen vetëm e keqja ", paralajmëroi famullitari i kishës i kujtoi angazhimin e dy burrave që dedikuan gjithë jetën e tyre për t'i shërbyer një të mire më të madhe.

Në fund të ceremonisë së varrimit, arkivolet u transportuan nga bazilika në shesh aty ku u mbajtën edhe nderimet ushtarake nga karabinierët me uniformë dhe miëra njerëz të cilët duartrokitën të ndjerët.. Arkivolet u vendosën në dy makina: ambasadori do të kthehet në Lombardi, aty edhe ku do të varroset ndërsa Iacovacci do të shoqërohet në shtëpi në Supino në Ciociaria.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?