Kokaina, eurot dhe sendet e sekuestruara shqiptarit

Itali/ Lëvizjet e dyshimta e tradhtuan, shqiptari dështon t'i arratiset karabinierëve! I sekuestrohen 129 doza kokainë dhe euro cash

29 Tetor, 21:30| Përditesimi: 29 Tetor, 21:38

  • Share

Itali- Një 22-vjeçar me origjinë shqiptare u arrestua nga karabinierët e stacionit të Porto d'Ascoli, pasi u kap me një sasi lënde narkotike, gati për shitje.

karabinierët hasën lëvizjet e dyshimta të të riut dhe e ndoqën. Por në momentin që e kuptoi se ishte vënë re, nxori nga xhepi një kuti të vogël plastike, duke u përpjekur ta hiqte pa sukses, pasi lëvizja e shpejtë për ta rrëzuar në tokë u vu re nga policia, e cila e gjeti atë dhe konstatoi se brenda kishte 17 mbështjellje kokaine.

Nga kontrolli i mëpasshëm në shtëpinë e shqiptarit u zbuluan edhe 112 doza të tjera kokainë, me një peshë totale prej 100 gramësh, shkruan "Cronachemarche".

Droga u sekuestrua, së bashku me një telefon dhe një mijë euro cash. Të riut shqiptar i është caktuar masa e sigurisë arrest shtëpie nga organet e drejtësisë.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?