Bota

Itali, Liga dhe 5 Yjet në prag të marrëveshjes për formimin e qeverisë

21 Maj 2018, 03:22| Përditesimi: 21 Maj 2018, 03:24

  • Share

Kreu i Ligës (ekstremi i djathtë) Matteo Salvini, njoftoi sot një marrëveshje për formimin e qeverisë së ardhshme italiane me Lëvizjen Pesë Yjet (L5Y, antisistem), që do t’i paraqitet presidentit, Sergio Mattarella.

“Ne kemi rënë dakord për kreun dhe ministrat e qeverisë dhe shpresojnë që askush të mos vendosë veton për një zgjedhje që përfaqëson vullnetin e shumicës së italianëve”, njoftoi Salvini duke shtuar se as ai dhe as Luigi Di Maio, kreu i L5Y, nuk do të mbanin postin e kryeministrit.

Liga dhe L5Y zbuluan të premten një “kontratë për qeverinë” që i kthen shpinën masave shtrënguese dhe “diktatit” të Brukselit dhe premton më shumë vendosmëri kundër korrupsionit dhe imigracionit.

Dy drejtuesit populistë u takuan sot në Romë përgjatë dy orëve pa praninë e mediave.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?