Ekskluzive/ Itali, lirohet Alket Hatija, i cilësuar si ‘zoti i drogës’! Gjykata e Milanos: Nuk mori dijeni për gjyqin (DOKUMENTI)

19 Dhjetor 2023, 11:03| Përditesimi: 19 Dhjetor 2023, 12:29

  • Share

I ekstraduar në Itali në fund të muajit gusht, Alket Hatija i dënuar nga Apeli me vendim të formës së prerë me 20 vjet burg për trafikim narkotikësh dhe vepra të tjera penale, ka fituar lirinë.

Gjykata e Apelit të Milanos rihapi edhe një herë procesin gjyqësor pas kërkesës së avokates së tij Ilenja Mëhilli. Brenda afateve ligjore u bë ankim në gjykatë pas ekstradimit të tij në datën 31 gusht të këtij viti. Mbrojtja e konsideroi të shlyer dënimin në Shqipëri, vendim i dhënë nga gjykatat shqiptare për 10 vjet e 6 muaj burg është për të njëjtat vepra penale dhe ky ishte një prej argumenteve të kërkesës për rihapje të procesit.

Sipas Kodit të Procedurës Penale të Italisë, personat e ekstraduar kanë të drejtë të rihapin procesin brenda afatit ligjor prej 30 ditëve, praktik që u ndoq kësaj here edhe nga Alket Hatija. Në bazë të vendimit të 11 dhjetorit, të cilin Report Tv e disponon, Gjykata e Apelit të Milanos shprehet se Alket Hatija nuk ka marrë dijeni për zhvillimin e gjyqit në Itali, periudhë në të cilën ai ka qenë duke vuajtur dënimin në Shqipëri.

Në vendimin e 11 dhjetorit thuhet se ai i 20 prillit 2017 nuk ka qenë definitiv dhe nuk mund të ekzekutohet. Në vitin 2006 shkalla e parë e dënoi Hatinë me 44 vjet burg, e cila në atë kohë shkoi në 30 vjet për shkak të aplikimit maksimal të dënimit dhe me 20 vite mbasi u aplikua gjykimi i shkurtuar, e pranuar nga avokati i tij. Në vijim Italia i kërkonte Shqipërisë arrestimin e tij për efekt ekstradimi, por arrestimi i vitit 2007 rezultoi në dënimin e tij me 10 vjet e 6 muaj burg me gjykim të shkurtuar në Shqipëri dhe ekstradimi nuk u krye.

Gjatë kohës që ai ishte në burg në Shqipëri, Gjykata e Apelit të Milanos ka marr njoftim për dënimin dhe gjendjen e tij në qeli nga avokati, megjithatë në janar 2010 atij i është nisur njoftim për dijeni për gjyqin, i cili ka ardhur 6 muaj me vonesë në Shqipëri. Sipas Kodit të Procedurës Penale në Itali, në momentin që personi është në burg për të njëjtën çështje, gjyqi duhet të pezullohet ose të merret prokurë me shkrim nga vetë i pandehuri që pranon të vijoj gjykimin. Në rastin e Hatisë një gjë e tillë nuk ka ndodhur nga vetë ai, por firmosur nga avokati, pa pëlqimin e 50-vjeçarit. Në këto kushte, në rihapjen e procesit gjyqësor, Gjykata e Apelit të Milanos ka lënë të lirë Hatinë, i cili pritet të kthehet në atdhe brenda pak ditësh, duke përmbyllur përfundimisht një proces të gjatë betejash me gjyqësorin.

 

 

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë Vendimi i gjykatës italiane)

Ora 11:26
Kush është Alket Hatija? Dënimi për trafik droge me vlerë 40 mln euro në Itali, SPAK kërkon konfiskimin e pasurisë

1702979978_alkethatija.jpg

Alket Hatija, i njohur dhe si “Baroni i drogës’ apo ‘Zoti i Drogës’ u arrestua më 30 gusht 2023 në ambientet e hotelit të tij në qytetin e Durrësit me qëllim ekstradimin në Itali, pasi Gjykata e Apelit e Milanos e kishte dënuar me 20 vite burg.  50-vjeçari luftoi në të gjitha shkallët e gjyqësorit për të shmangur ekstradimin.

Sipas autoritete italiane vetëm gjatë viteve 2003-2004,  i cilësuar si “Zoti i Drogës” ka arritur të trafikojë në Milano 350 kg heroinë e 190 kg kokainë me vlerë rreth 40 milionë euro. Për herë të parë ai u arrestua në vitin 2008 me kërkesë të autoriteteve italiane. Dosja u transferua në Shqipëri ku Gjykata e Krimeve të Rënda, e dënoi Hatinë me 10 vjet e 8 muaj burg në vitin 2010. 

Ai rifitoi lirinë në 23 dhjetor 2014 pasi përfundoi vuajtjen e dënimit të dhënë në Shqipëri, për të njëjtin aktivitet kriminal për të cilin ishte dënuar nga gjykatat italiane me 20 vjet burgim.

Më pas Hatija u arrestua në 2017-ën, me kërkesë të autoriteve italiane me qëllim ekstradimi. Disa muaj më vonë Gjykata e Durrësit refuzoi ekstradimin dhe i hoqi masën “arrest në burg”, vendim që u la në fuqi edhe nga Apeli.

Në vijim Gjykata e Lartë e riktheu edhe njëherë në Shkallë të Parë, e cila kësaj here bashkë më Apelin pranuan ekstradimin. Por, Alket Hatija nuk u dorëzua, nga arratia dhe përmes mbrojtësve të tij çështjen e dërgoi në Gjykatën Kushtetuese, e cila i dha përfundimisht fund kalvarit gjyqësor më 31 janar 2022, duke lënë në fuqi ekstradimin e tij përfundimtar drejt Milanos.

Arrestimi me qëllim ekstradimin u krye më 30 gusht të këtij viti. Ndërsa më 29 shtator 2023 SPAK ka kërkuar konfiskimin e 8 pasurive të Alket Hatisë. Në pasuritë që kërkohet konfiskim nga SPAK përfshihen një apartamente, garazhe, automjete si dhe një hotel i familjes Hatija i cili pas hetimeve është kthyer me vendim të Gjykatës së Apelit

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Koli: 19/12/2023 11:47

    Shume qesharak shteti yne. Super operacion per cfare? per ta len te lire shteti Italian. Eshe thoshte alketi e kam shlyer denimin po me akuzoni kot. Hajde e gjej drejtesi ne kte m.t vend. Te nxijne jeten.

    Përgjigju
    • Shqipëria: 19/12/2023 16:19

      Sa të futet në burg Saliu e do e shohesh. Kokerr problemi s'do kemi më, fushë me lule kombi pastaj.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?