Karabinierët e Riccione

Bota

Itali/ Loja me telefon tradhton shqiptarin, kapet në trafik kokaine! Biznesin e drejtonte nga dhoma e hotelit, shiste me 30 euro dozën

12 Korrik, 20:19| Përditesimi: 12 Korrik, 20:22

  • Share

Itali- Karabinierët e Riccione të Italisë (Rimini), panë të shqetësuar një 24-vjeçar shqiptar teksa luante me telefonin e tij dhe ky veprim u tërhoqi vëmendjen.

Menjëherë e mbajtën nën vëzhgim dhe e nënshtruan të riun në një kontroll fizik, sapo ai i shiti dozën e radhës për 30 euro një përdoruesi, në orët e vona të natës.

Nga kontrolli arritën të zbulonin 20 doza me kokainë në trup, mjet dhe më pas në banesën ku qëndronte. Gjithashtu si provë u sekuestruan edhe 700 euro cash që dyshohet se janë fitime nga aktiviteti i paligjshëm.

Policia tha se ai po qëndronte në një dhomë hoteli, nga ku bënte biznesin e tij ilegal, informon media italiane.

Shqiptari u vendos në paraburgim, ku në një seancë mase sigurie të përshpejtuar u la në arrest shtëpie nga gjykata, deri në fund të procesit që do bëhet me procedurë të shkurtuar.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rama kërkon shkarkimin e administratorëve e nënkryetarëve, si e vlerësoni?