Itali- Një shqiptar 23-vjeçar është arrestuar nga karabinierët, teksa luante “Kamorristi i vogël”. Ai quhet Arbnor Demaj, i cili sipas policisë, u kap me armë dhe drogë.
Ndalimi u bë nga policia e Ankonës dy ditë më parë, teksa i riu nuk kishte precedentë dhe sipas medias së vendit fqinj, duket se ka qenë ‘fans’ i serialit “Gomorrah. Banues në zonën e Agugliano, ai u kap me një pistoletë tip “Zoraki”, 7,65 mm pa leje dhe me 9 plumba në të.
Ai ishte sinjalizuar nga qytetarët se lëvizte i armatosur, derisa iu nënshtrua kontrollit në banesë nga njësia policore e Osimo.
Arma e zjarrit u shfaq menjëherë, e fshehur në dhomën e gjumit të shqiptarit. Asnjë shpjegim nga Demaj nuk u dha edhe pas zbulimit se përse ai vendosi të mbante armë midis sendeve të tij personale, si dhe një sasi prej 106 gramë hashash, shkruan “Osimooggi”.
Sipas medias, i riu është një shqiptar me shtetësi italiane, teksa pas procedurave u la me masën “arrest shtëpie”, në pritje të procesit të mëtejshëm. Gjyqtari e urdhëroi Demajn që të shkonte në stacionin e policisë për t’u paraqitur sa herë të ishte nevoja.