Djali i Getiana Hudhrës dhe këshilltarja rajonale Linda Elezi

Bota

Itali/ Marshimi për shqiptaren e vrarë nga ish-bashkëshorti në Itali, këshilltarja rajonale me të birin e viktimës: Pikëllim humbja e nënës nga duart e babait tënd

18 Qershor, 19:38| Përditesimi: 18 Qershor, 19:42

  • Share

Një marshim në kujtim të Gentiana Hudhrës dhe në protestë kundër dhunës ndaj grave u mbajt mbrëmjen e djeshme në Tolentino të Italisë. Shqiptarja u vra pak ditë më parë nga ish-bashkëshorti i saj, Nikollaq Hudhra. Mediat italiane raportojnë se në marshim mori pjesë edhe djali i çiftit, i prekur thellë nga tragjedia.

Ndër pjesëmarrëset ishte edhe këshilltarja rajonale Linda Elezi, e cila mbajti një fjalë prekëse, duke theksuar se ligjet nuk mjaftojnë për të shpëtuar jetë si ajo e Gentianës. Sipas saj, duhet të punohet më shumë me ndërgjegjen shoqërore dhe respektin për veten e për të tjerët, raportojnë mediat. 

“Si grua, si politikane, si shqiptare që e di mirë sa i madh është shpirti i grave të vendit tim, e them me zë të lartë dhe të qartë: ajo që vrau Gentianën, një grua dhe nënë shqiptare, nuk ishte thjesht një burrë. Ishte ajo dashuri e sëmurë që maskohet si ndjenjë, por në të vërtetë është kontroll, dhunë dhe çmenduri. Duhet të bëjmë gjithçka që mundemi që dashuria të mos vrasë më kurrë.”

Elezi theksoi se institucionet dhe qytetarët duhet të rimendojnë qëndrimin ndaj dhunës gjinore, dhe të mos heshtin.

“Ligjet nuk ishin të mjaftueshme për ta shpëtuar Gentianën nga çmenduria që u shfaq nën petkun e dashurisë. Doja t’i përqafoja fëmijët e saj, sepse nuk ka dhimbje më të madhe se të humbasësh nënën nga dora e babait tënd."Nuk mund dhe nuk duhet të vdesësh pse ke pasur forcën të përballesh me dhunën, të ndërtosh jetën tënde nga e para, të krijosh një realitet të ri për fëmijët e tu. Nuk duhet të vdesësh pse ke besuar se dashuria mund të shërojë gjithçka. Sepse jo, dashuria nuk është as mizori, as frikë, as kontroll.”

Në fund të fjalës së saj, Elezi nënvizoi se reagimi nuk mjafton të vijë vetëm pas tragjedisë:

“Duhet të punojmë çdo ditë për të jetuar me respekt për jetën në të gjitha nuancat dhe dimensionet e saj. Të mos mjaftohemi më me lotët pas vrasjeve. Duhet veprim, ndërgjegjësim dhe zë i përditshëm për jetën e çdo gruaje..

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se rinumërimi i 44% të kutive të votimit do ndryshojë rezultatin?