Itali- Tentuan të vrisnin duke plagosur rëndë me thikë një person në fillim të këtij viti në Itali, arrestohen pas muajsh kërkimi 2 shqiptarët e dyshuar për ktimin.
Operacioni është bërë në San Benedetto del Tronto, kurse krimi ka ndodhur mes 8-9 shkurtit të këtij viti, ku u gjet i plagosur rëndë me mjete prerëse dhe shkopinj bejsbolli një 23-vjeçar në ‘Via Montebello’. Të ndaluarit janë 21 dhe 23 vjeç, kurse emrat e tyre nuk u publikuan.
I riu u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal Torrette di Ancona pasi mori trajtimin fillestar në spitalin Madonna del Soccorso. Përmes analizës së pamjeve të kamerave të mbikëqyrjes dhe mbledhjes së deklaratave të dëshmitarëve, u arrit deri tek identifikimi i autorëve të dyshuar, që tashmë janë arrestuar.
Motivet e krimit mbeten ende të panjohura, kurse i dëmtuari në momentin e sulmit ndodhej në një strehimore të zonës, informon media italiane.
Shqiptarët e dyshuar janë izoluar në paraburgim, me akuzën e tentativës së vrasjes dhe do dalin në gjykatë për masë sigurie dhe proces gjyqësor.
Komente
