Bie qeveria e kryeministrit Giuseppe Conte në Itali, pasi Matteo Renzi ka tërhequr 2 ministrat e tij nga kabineti qeveritar. Gjatë një konference për shtyp Renzi njoftoi tërheqjen e ministreve Teresa Bellanova, Elena Bonetti dhe të nënsekretarit Ivan Scalfarotto.
Teksa tërhoqi ministrat ai tha se kërkon respekt për rregullat demokratike."Përballë kësaj krize, ne kërkuam të zgjidhim problemet, jo ti fshehim ato", tha ish-Kryeministri.
“Kriza politike nuk është hapur nga Italia Viva, ajo është hapur prej muajsh. Në pohimin e besimit të palëkundur në Presidentin e Republikës dhe në rolin institucional që ai mbulon ne mendojmë se duhet të përballen tre pika kryesore.
Ne i zgjidhim problemet. Të mendosh për zgjidhjen me një postim ose në instagram është populizëm. Politika kërkon respekt pë demokracinë. Meqenëse ekziston një pandemi, rregullat demokratike duhet të respektohen. Kjo është pika themelore: ne nuk luajmë me institucionet, demokracia nuk është një shfaqje”, vijoi Renzi.
Kjo është herë e dytë që bie qeveria e kryemministrit Giusepe Conte. Tani është hapur një krizë e madhe qeveritare në Itali, në mes të një situate tjetër të veshtirë si ajo e pandemisë. Do të shihet në ditët në vazhdim nëse Conte do të arrijë të ketë përsëri mazhorancën apo Italia do shkojë në zgjedhje të parakohshme.
Përplasja mes tyre kishte filluar prej disa javësh për menaxhimin e fondeve të BE lidhur me situatën e COVID. Nuk dihet nëse do të krijohet një qeveri tjetër Conte 3 apo nëse Conte do të kërkojë mbështetje nga të djathët.
Sa i përket zgjidhjes së krizës, Renzi ka thënë se kjo varet nga Conte, duke shtuar se ai është gati të diskutojë për gjithçka.
"Rezultati i krizës? Varet nga kryeministri, ne jemi gati të diskutojmë gjithçka. Ne nuk kemi asnjë paragjykim as për formula dhe as për emra", shton ai.