Foto ilustruese

Bota

Itali/ Mbiemri i bashkëshortes italiane s’e shpëton shqiptarin e dënuar me 7 vite burg, drejtonte rrjetin e kokainës! Një nënë e guximshme e denoncoi, i ‘zhytën’ të birin

10 Mars, 12:54| Përditesimi: 10 Mars, 13:11

  • Share

Itali- Një shqiptar u arrestua nga policia italiane në Terni, teksa ishte i shpallur në kërkim për trafik droge.

Operacioni u drejtua nga shefi i policisë Luigi Mangino dhe u zhvillua në fundjavë. I kërkuari fillimisht dorëzoi një dokument me gjeneralitete të ndryshuara, pasi kishte marrë mbiemrin e bashkëshortes italiane, por kjo nuk e shpëtoi nga identifikimi dhe arrestimi.

Nga krahasimi i të dhënave dhe gjurmëve rezultoi se ai ishte i dënuar me 7 vite burgim.

Por ajo që çoi efektivët tek shqiptari ishte një sherr ku ishte përfshirë dhe që shqetësoi banorët e lagjes në Terni ku ndodhi ngjarja.

Ai kishte qenë pjesë e një hetimi të bujshëm kohë më parë, kur një nënë e guximshme denoncoi organizatën shqipfolëse se bënte trafikun e drogës, ku kishte përfshirë edhe djalin e saj në rrjetin e kokainës.

Varësia me drogën kishte bërë që i riu të hynte në borxh me grupin kriminal, teksa nëna ishte detyruar të shiste sendet me vlerë dhe makinën e saj, për të shpëtuar të birin nga hakmarrja e krimit.

Por të pakënaqur, krerët e organizatës vijonin t’i bënin presion gruas për shpërblime të tjera financiare, derisa ajo vendosi të denonconte. Por organizatori arriti të arratisej dhe të hetohej në mungesë, informon media italiane.

Ai ishte larguar nga Italia dhe është kthyer në Shqipëri, ku ka vijuar zyrtarisht ndryshimin e mbiemrit në atë të bashkëshortes, praktikë që edhe pse e ligjshme, nuk ia ka dalë të pengojë identifikimin e tij në Itali.  

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?