Foto ilustruese

Bota

Itali, mbyten dy varka me emigrantë në brigjet e Lampeduses, mbi 30 të zhdukur! Gjenden të vdekur një grua dhe një fëmijë 1 vjeç

6 Gusht 2023, 10:38| Përditesimi: 14 Shtator 2023, 22:40

  • Share

Dy varka me emigrantë u mbytën në brigjet e Lampedusës, Itali, ndërsa flitet për mbi 30 të zhdukur. Rojet bregdetare kanë arritur të rikuperojnë dhe trupin e pajetë të një gruaje dhe një fëmije vetëm 1 vjeç e gjysëm.

Varka e parë kishte në bord 48 emigrantë, 45 prej të cilëve kanë arritur të shpëtohen dhe sipas dëshmive që ata i kanë treguar policisë, 3 persona janë të zhdukur nga kjo varkë Ndërkohë në varkën e dytë mendohet se kanë qenë 42 persona, 14 prej të cilëve kanë arritur të shpëtohen.

Varka e parë me 48 persona në bord ishte nisur nga porti i Sfax, 270 km në jug të Tunisit kryeqyteti i Tunizisë. Mendohet se është mbytur disa orë para se rojet bregdetare ti shkonin në ndihmë anijes e cila gjendej rreth 23 milje në jugperëndim të Lampedusës.

Të mbijetuarit treguan për tre persona të zhdukur: një grua dhe dy burra. 14 të mbijetuarit e varkës së dytë, e cila gjithashtu lundroi nga Sfax të enjten e kaluar, pretenduan se në varkë kishin qenë  42 prej tyre, ndaj 28 mungojnë në apel.

Ora 15:48
Mbyten anijet me emigrantë në Itali! Momentet e tmerrit për të mbijetuarit, para mbërritjes së ekipeve të shpëtimit

 

Momentet e para të tmerrit nga përmbytja e dy anijeve me emigrantë, mëngjesin e kësaj të diele, në brigjet e ishullit Lampedusa në Itali janë publikuar nga mediat italiane.

Në mes të detit dhe në mëshirë të dallgëve të fuqishme, video e publikuar nga mediat italiane tregon momentet kaotike të përmbytjes së anijeve të mbushura me emigrantë në bord.

Në përpjekje për të mbijetuar, derisa ekipet e shpëtimit të arrinin pamjet e tmerrshme tregojnë ‘luftën’ e emigrantëve me detin e egërsuar.

Të paktën dy viktima dhe 30 të zhdukur raportohen nga mbytja e dy anijeve. Njëra prej tyre kishte 48 emigrantë në bord, 45 prej të cilëve u shpëtuan dhe tre të tjerë u zhdukën.

Ndërsa në anijen e dytë kishte 42 Saharianë, 12 prej të cilëve u shpëtuan ndërsa mendohet se janë 30 të zhdukur.

Ndërkohë është gjetur trupi i pajetë i një gruaje dhe një foshnje. Sipas mediave deti shumë i trazuar për shkak të erës së fortë, mendohet të ketë shkaktuar tragjedinë.

S.G/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?