Një varkë me 28 emigrantë në bord është fundosur në ujërat territoriale italiane.
Sipas agjencisë së lajmeve Ansa, autoritetet italiane kanë arritur të shpëtojnë vetëm 7 emigrantë, ndërsa 21 të tjerët raportohen të zhdukur, mes tyre 3 fëmijë.
Të mbijetuarit rrëfejnë se ishin nisur nga Libia më 1 shtator, ndërsa varka u fundos pas një dite lundrimi në det.
Komento