Foto ilustruese

Bota

Itali/ Me 100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, 3 shqiptarët kapen ‘mat’ teksa i shisnin dozën e radhës një vajze në parking

28 Maj, 18:54| Përditesimi: 28 Maj, 18:58

  • Share

Pesaro- Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro.

Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit po i shisnin një dozë kokaine një vajze të re në ambientet e një parkingu, duke i surprizuar me kapjen në flagrancë.

Aksioni erdhi pasi shqiptarët kryenin lëvizje të çuditshme në zonë. Të arrestuarit janë dy 24-vjeçarë dhe një 21-vjeçar, banues në Urbino.

Gjatë kontrolleve, u gjetën 24 gramë kokainë të fshehura në tesha dhe brenda makinës. Kontrolli vazhdoi në shtëpinë e të rinjve, ku u gjet një tjetër kuti që përmbante 73 gramë substancë narkotike.

Përveç drogës, oficerët gjetën një shkop bejsbolli në bagazhin e makinës, gjë që çoi në një padi për posedim të paligjshëm të objekteve të forta, raporton media italiane.

Të tre u arrestuan dhe u çuan para gjyqtarit të Gjykatës së Pesaros, i cili e vërtetoi arrestimin dhe urdhëroi ndalimin e qëndrimit në provincën e Pesaros dhe Urbinos.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi, si e vlerësoni punën e legjislaturës që po mbyllet?