Kokaina dhe eurot e sekuestruara

Itali/ Me 1,5 kg kokainë të pastër dhe 22500 euro cash, arrestohen 2 shqiptarët! Njëri prej tyre u konfrontua me policët, u sekuestrohen dhe dy makinat

15 Nëntor, 17:27| Përditesimi: 15 Nëntor, 17:54

  • Share

Bolonja- Dy narkotrafikantë shqiptarë të moshës 28 dhe 46 vjeç janë arrestuar nga policia italiane dy ditë më parë dhe janë sekuestruar mbi një kilogram e gjysmë kokainë. 

Gjithçka nisi në Castel Maggiore, ku ushtarët e Njësisë së Bologna, vunë re një të ri duke drejtuar një makinë në mënyrë të dyshimtë nëpër qytet. Karabinierët nisën të ndiqnin mjetin dhe sapo mbërritën në Cento (Ferrara), efektivët bllokuan makinën dhe nisën kontrollin fizik.

Gjatë përpjekjes për arratisje, personi në veturë tentoi t’i jepte shoferit të një kamioni një pako të dyshimtë. Shoferi 28-vjeçar shqiptar i veturës, i papunë, banues në Preganziol (Treviso), nuk ka bërë rezistencë. Por ndryshe u soll drejtuesi i kamionit që kishte edhe pakon, i cili u zemërua, duke sulmuar karabinierët për të shmangur kontrollin. 

Brenda pakos u zbulua sasia prej 1 kg kokainë. Kontrolli vijoi më tej në banesat dhe mjetet e dy të dyshuarve, deri në Treviso. Brenda garazhit që përdorte 46-vjeçari u gjet një tjetër lëndë narkotike, sërish kokainë, me peshë totale 361 gramë, disa materiale të përshtatshme për peshimin dhe paketimin e lëndës dhe 2500 euro cash, shkruan "Il Resto del Carlino".

Në bordin e makinës që përdorte 28-vjeçari, u gjet më shumë ‘koka’ me peshë totale 121 gramë dhe 20 mijë euro cash, që dyshohet se vinin nga shitja e pakos. Dy shqiptarët u mbyllën në Burgun e Ferrarës, në pritje të hetimeve. 

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?