Kokaina e sekuestruar nga karabinierët e Novarës

Bota

Itali/ Me 8 kg kokainë të pastër në makinë, karabinierët prangosin shqiptarin! E tradhtoi nervozizmi

1 Qershor, 09:45| Përditesimi: 1 Qershor, 09:50

  • Share

Itali- Një sasi prej 8 kilogramësh kokainë u sekuestrua nga policia italiane gjatë një aksioni, kurse në pranga ra si i dyshuar korrieri shqiptar.

Operacioni u krye në zonën e Oleggio, në Novara, teksa droga ishte e paketuar dhe fshehur brenda mjetit me të cilin udhëtonte autori.

I arrestuari nuk ka pasur precedentë penalë të mëparshëm. I ndaluar për një kontroll rutinë rrugor, ai kishte ngjallur dyshime tek karabinierët. Një intuitë kjo që rezultoi plotësisht e saktë: në makinë ai po fshihte kokainë të pastër, e ndarë në ‘tulla’. Pakot kishin të stampuar mbi to edhe figura që nënkuptonin kodet për porositësit apo blerësit e mallit, si ankronime të shkronjës "HMX" dhe emoji 'spidermani'.

Efektivët deklaruan se shoferi tregoi shenja të qarta nervozizmi, teksa mjeti u dërgua në kazermën e Novara për kontroll të imtësishëm. Brenda mjetit, një ngarkesë me vlerë rreth 1 mln euro nëse shitej me pakicë, informon media italiane.

Shqiptari u arrestua në flagrancë dhe u transferua në burgun e Novarës, ku mbetet në dispozicion të autoriteteve gjyqësore. Hetimet po vazhdojnë për të sqaruar origjinën e drogës dhe çdo lidhje me rrjetet kriminale aktive në zonë.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Cilat duhet të jenë prioritetet e mandatit të katërt të qeverisë Rama?