Itali- Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane të akuzuar për trafik të lëndëve narkotike kokainë dhe hashash në zonën e Sirmiones, në Garda (pranë Verona).
Operacioni nisi ditët e fundit, teksa të dy të rinjtë po monitoroheshin nga hetuesit, me disa javë vëzhgimi dhe hetimesh të kryera në heshtje nga karabinierët.
Në momentin e ndërhyrjes, kontrollit fizik dhe të banesës ku jetonin prej kohësh, u gjetën rreth 100 gramë kokainë, 14 doza hashashi, në total prej 45 gramë, dy peshore precize, tre thika dhe 750 euro cash, materiale që u sekuestruan si prova.
Hetuesit besojnë se dozat ishin të paketuara dhe ndoshta të destinuara për tregun vendas, me pasoja që mund të shtrihen në vende të tjera në zonën e Benacus, informon media italiane.
Hetimet tani po vazhdojnë për të hedhur dritë mbi origjinën e drogës dhe çdo lidhje me rrjetet më të mëdha të trafikimit.
Komente
